Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj prej një jave ka lëshuar një udhëzim për 6 komisaraiteve të kryeqytetit për mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve. Udhëzimi i tij, vjen pas rastit të Jani Rustemaj, i cili u sëmur pas arrestimit të tij, ndaj për të minimizuar rastet e ngjashme, personat përdorues të drograve të forta që kapen për për vepra penale të lehtë vetëm të shoqërohen dhe jo të arrestohen.
Përdoruesit e drogërave të forta të përfshirë në ngjarje të lehta penale fillimisht vetëm do të shoqërohen dhe do të mbahen nën mbikqyrje nga Policia dhe nuk do të vihen menjëherë në pranga. Komisariati do të marrë specialistin e zonës për të mësuar se cilët persona janë të njohur për përdorimin e drogërave të forta. Po ashtu në lidhje më këto persona pas shoqërimit në do të këtë edhe mjekun përkatës pasi shumë herë kanë shfaqur shenja të nervozizmit, si pasojë e drogërave.
Ky udhëzim erdhi pas ngjarjes së pak ditëve më parë ku Jani Rustemaj, i cili u arrestua për vjedhjen e një palë atlete dhe një tapeti ra në koma. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia, i riu në momentin e arrestimit kishin shfaqur shenja të agresivitetit për shkak së ishte përdorues i rregullut i heroinës. Ndërsa mjekët i kishin dhënë më shumë metadon seç duhej.