Plot 290 mijë pajtimtarë kishin shërbime të integruara (Telefon/TV/Internet) përmes rrjetit fiks ku 27.9% e tyre kishin paketa të trefishta, 30% paketa Internet dhe Telefoni dhe 42% kishin paketa Internet dhe TV.
Numri i pajtimtarëve me akses interneti broadband nga rrjetet fikse arriti në 533 mijë në tre mujorin e dytë të 2022, një rritje me 2% krahasuar me tre mujorin e mëparshëm sipas të dhënave të publikuara nga AKEP. Plot 290 mijë pajtimtarë kishin shërbime të integruara(Telefon/TV/Internet) përmes rrjetit fiks ku 27.9% e tyre kishin paketa të trefishta, 30% paketa Internet dhe Telefoni dhe 42% kishin paketa Internet dhe TV.
Vodafone Albania kaloi ALBtelecom për tu bërë operatori më i madh fiks në Shqipëri. Në tre mujorin e dytë numri i pajtimtarëve të Vodafone Albania arriti në 122,036, një rritje me 7.8% krahasuar me tremujorin paraardhës dhe 16.7% me të njëjtën periudhë një vit më parë. ALBtelecom, operator i cili vazhdon me rënie të paktën që prej 2020-ës, numëron 113,876 pajtimtarë në fund të tremujorit të dytë, një rënie me 0.7% krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 6.5% krahasuar me një vit më parë.
Tring Communications është operatori i tretë më i madh me 55,947 abonentë, ndjekur nga Abissnet me 42,684 abonentë, Digicom me 25,503 abonentë, Nisatel me 21,501 abonentë, IBC me 10,801 abonentë dhe Bleta me 9,700 abonentë. Operatorët e tjerë alternativë kishin 131,470 abonentë së bashku.