Të jashtëzakonshme kanë qenë për Vodafone Albania këtë vit vlerësimet e Umlaut, një prej kompanive ndërkombëtare lider në testimin e cilësisë së infrastrukturave digjitale. Për të tretin vit radhazi Vodafone, operatori numër një i telefonisë celulare, jo vetëm ka rezultuar si rrjeti më i mirë në vend, por ka shënuar për këtë vit edhe “Rezultate të jashtëzakonshme në besueshmërinë e shërbimeve fikse.”
Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare dhe fikse në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve me zë (voice), transferimin e të dhënave (data) dhe eksperiencën e klientëve.
Bazuar në testimet e pavarura të Umlaut, Vodafone Albania rezulton të ketë marrë sërish pikët më të larta për treguesit e performancës së rrjeteve në Shqipëri, me një diferencë të konsiderueshme nga konkurentët. Rezultatet e këtyre testimeve theksojnë edhe njëherë standardet e larta në cilësinë e shërbimeve të ofruar nga ky operator në telekomunikacion.
Certifikimi i Vodafone Albania si rrjeti më i mirë celular në vend vjen për të gjashtin vit, ndërsa ai është vlerësuar për të tretin vit edhe për rrjetin më të mirë fiks. Këto arritje në testet e rrjetit nuk janë rastësi, por janë rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe përkushtimit maksimal të kompanisë, për të siguruar që klientët e Vodafone Albania të përjetojnë eksperiencën më të mirë.
Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pionier në sjelljen e teknologjive të reja në treg, 3G, 4G dhe së shpejti, edhe 5G. Kjo arritje e radhës është edhe njëherë garancia se operatori më i madh i telekomunikacionit në vend po mban premtimin e dhënë klientëve për shërbimin më të mirë në telefoninë celulare dhe fikse.
Për më shumë informacione: