Vodafone Group do të bashkëpunojë me Google dhe Cardinality.io për të krijuar një platformë për performancën e rrjetit në të gjithë Evropën, e cila është dizenjuar për t’i ofruar klientëve të operatorit një eksperiencë më të mirë mobile në 11 tregjet e ndryshme.
Kjo platformë do të implementohet në shtetet ku Vodafone është i pranishëm si operator dhe do të bëjë të mundur transformimin e mënyrës se si kompania planifikon, ndërton dhe menaxhon rrjetin e saj përgjatë 5 viteve të ardhshme.
Së bashku me Google Cloud dhe Cardinality.io, bizneset e Vodafone do të tërheqin me miliarda data points nga një grumbullim i sigurt të të dhënave në cloud, duke zëvëndësuar kështu 100 aplikime të statistikave të rrjetit që përdoren aktualisht.
Vodafone do t’i përdorë këto të dhëna për të “monitoruar, menaxhuar dhe përmirësuar të gjithë rrjetin e saj në Evropë”. Në total, platforma do të jetë e aftë të proçesojë 8 miliardë evente në performancën e rrjetit brenda një dite dhe do të lejojë operatorët të marrin vendime të menjëhershme.
Këtu do të përfshihet shtimi i një lidhje të re që do të përdoret në raste të aksidenteve madhore, menaxhimi i efiçiencës së energjisë dhe rikthimi i shërbimeve pas kushteve të këqija klimatike. Duke përdorur një platformë të vetme, Vodafone do të jetë në gjendje të fokusohet në investimet në rrjetin 5G ku kërkesa është më e lartë.