Vodhën në kompaninë ku punonte, arrestohet roja që nuk sinjalizoi policinë

Një 58-vjeçar me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë është arrestuar, pasi në godinën ku punon është kryer një vjedhje për të cilën nuk ka raportuar. Blutë e Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare. Pavarësisht se është kryer vjedhje, shtetasi A. H., nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar policinë.

Njoftimi

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *