Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg katër punonjësit e bashkisë , pasi u zbulua se kishin vjedhur ndihmat e siguruara nga Gjermania, për Spitalin, Maternitetin, shkollat dhe çerdhet e qytetit.
Shtetasit shtetasit Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari akuzohen për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Kujtojmë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e pallatit të sportit vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.