Dy të rinj të moshës 21 dhe 27 vjeç janë vënë në pranga nga blutë e Tiranës pasi akuzohen si autorë të një vjedhjeve. Sipas njoftimit të policisë arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një shumë parash në një lokal në zonën e Saukut në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit K. B., 21 vjeç dhe M. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një lokal, në Sauk.”