Vodhi 1300 euro në një lokal, pranga shqiptarit në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar i cili grabiti një bar në bregdetin në zonën Piazza Lemmetti.

Lagazzettadiviareggio shkruan se shqiptari, pasi ka hyrë në ambientet e lokalit, ka shkuar në arkë dhe ka vjedhur 300 euro dhe pije alkoolike me vlerë 1.000 euro.

Pronari pasi pa ngjarjen, iu afrua menjëherë lokalit, por u kërcënua nga hajduti shqiptar dhe e detyroi që të sillte më shumë shishe me pije alkoolike.

Ndërkohë që pas kësaj ngjarjeje forcat e policisë ndërhynë dhe bënë të mundur arrestimin e shqiptarit pak metra larg lokalit.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *