Një prift italian është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur më shumë se 85,000 paundë nga fondet e kishës për të paguar festat në shtëpinë e tij me persona homoseksualë. 40-vjeçari Francesco Spagnesi nga Prato pranë Firences është në arrest shtëpie pasi akuzohet për vjedhje.
Policia është duke intervistuar qindra persona që mendohet se kanë marrë pjesë në orgjitë që ai organizonte. Festat zakonisht përfshinin 20 deri në 30 persona. Hetimet për priftin nisën pasi policia zbuloi shokun e tij që po importonte një litër GHB nga Holanda. Kjo drogë përdoret për të paaftëuar ata që bien pre e sulmeve seksuale.
Muajt e fundit, kontabilisti i kishës zbuloi se 85,000 paundë ishin tërhequr nga llogaria bankare e kishës dhe policia dyshon se ato janë përdorur nga Spagnesi për të blerë drogë. Prifti fillimisht kishte pohuar se paratë e humbura kishin shkuar për familjet në nevojë, por më vonë pranoi se ai vuante nga varësia nga droga.
/Burimi:DailyMail/Përshtati;Priza.al/