Një 48 vjeçar nga Kreta u paraqit disa ditë më parë në polici dhe rrëfeu se kishte kryer një grabitje në një degë bankare në vitin 1996.
Ai ka treguar se si arriti të grabiste 450,000 dhrahmi nga arkëtari i bankës. 48-vjeçari ndjeu se kishte ardhur koha që ai të kërkonte falje dhe të kthente shumën prej 1330 eurosh në bankë përmes Policisë.
Ai u shpjegoi oficerëve të policisë arsyet që e çuan atë të bënte këtë rrëfim shumë vite më vonë. 48-vjeçari kishte përshkruar me detaje se si e kreu grabitjen, duke pretenduar se ishte vetëm. Ai i dha arkëtarit një shënim në të cilin deklaroi se mbante një pistoletë dhe nën këtë kërcënim, ai arriti të merrte paratë.
Motivi i grabitjes ishte se ai kishte borxhe për shkak të lojërave të fatit që kishte kryer.
Tashmë çështja tani do të sillet para drejtësisë pasi dëshmia e 48-vjeçarit do t’i dërgohet Autoritetit Prokurorial kompetent për veprime të mëtejshme.
/Burimi Ethnos.gr: përshtati në shqip Priza.al/