Një turisteje angleze i është vjedhur çanta teksa policia ka arritur të arrestojë autorin. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10.15 në qytetin e Durrësit
Në pranga ka rënë 28-vjeçari Kreshnik Margjoni, banues në lagjen nr.17. Ai është personi i dyshuar i vjedhjes së çantës së turistes angleze, me origjinë shqiptare, Vanesa L.
Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një portofol që i përkiste turistes dhe një thikë, ndërsa çanta u gjet e hedhur disa metra më tutje.