Një shtetas 33-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi vodhi kasafortën e të atit brenda në banesë. Ervin Skana, përpara efektivëve pretendoi se kishte borxhe për të shlyer, por nuk dha deklarime të plota.
Denoncimi për vjedhjen u bë në polici nga i ati i Ervinit, Hamit Skana. Ky i fundit u tha hetuesve se nuk kishte dijeni për autorët dhe se banesa nuk i ishte grabitur me thyerje. Pasi u vunë në dijeni për ngjarjen, efektivë të komisariatit numër 3 nisën hetimet dhe në sajë të pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se autor i vjedhjes ishte djali i shtëpisë.
Ervin Skana, në momentin e arrestimit u kap me kasafortën me para në dorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura, 10 530 paund dhe 27 030 euro, si dhe aksesorë të ndryshëm floriri.