Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec për vjedhje.
Shtetasi N.Ç ka vjedhur në banesën në lagjen nr.3 një shumë prej 50.000 lekësh dhe një varësi floriri.
Varësja e floririt iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit N. Ç., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit K. G., 69 vjeç, në lagjen nr. 3, Pogradec, shumën 50.000 lekë dhe një varëse floriri, e cila iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, në ngarkim të shtetasit K. T., 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kap me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi mallrash të ndryshme ushqimore, të dyshuara kontrabandë.