Një shtetas 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e vjedhjes së parave dhe bizhuterive me vlerë të konsiderueshme në një banesë.
Në pranga ka rënë Arben Muskanja, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vjedhjes së kryer mëngjesin e sotëm. 9 ora dore, 13 varëse, 9 bylyzykë dhe bizhuteri të tjera që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”. Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari.
Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat.
Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.
Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.