Vodhi para dhe sende në një makinë, arrestohet 24-vjeçari

Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit  pasi ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.

Po ashtu për moskallëzim krimi u arrestua edhe një 25-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.

NJOFTIMI I POLICISË

Vodhi një sasi parash dhe sende personale, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:

– Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi Xh. K. dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K. dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *