Vodhi paratë e pacientit me Covid, merret vendimi për infermieren Ronida Hysa

Infermierja e Infektivit, Ronida Hysa e cila vodhi paratë e një pacienti që ndërroi jetë nga Covid është lënë në arrest me burg. Ditën e sotme Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021 pasi u denoncua nga djali i personit që ndërroi jetë nga Covid. Në emisionin ‘Stop’ Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit e më pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *