Është zbardhur dëshmia e 34-vjeçares Blerina Shtëpani, e cila u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi vodhi shumën e 700 mijë lekëve në vendin e punës.
U mësua se e reja, e kishte nisur vjedhjen që në datën 27 korrik, por u zbulua në 2 gusht, ku pronarët e këmbimit valutor e denoncuan në Polici. Blutë e kryeqytetit e pransoën 34-vjeçaren dhe shpallën në kërkim si bashkëpunëtor, të dashurin Ylli Kuqi.
Ndërkohë që është publike nga mediat, dëshmia e Shtëpanit, ku ajo pranuar se ka marrë 700 mijë lekë, pronarët e subjektit denoncojnë se janë edhe 120 mijë lekë mangët nga xhiroja ditore. Por në rrëfimin e saj, ajo ka treguar se paratë i kishte marrë për të dashurin e saj, Ylli Kuqi, i cili i investonte në Bitcoin.
“Këto lekë ia kam dhënë të dashurit tim Ylli Kuqit, të cilin ka dy vite që kam njohur. Ylli Kuqi më ka kërkuar shpesh herë që ti bëj favore të ndryshme. Madje kam bërë edhe një martesë fiktive me kushëririn e tij Erald Shtëpani që ai të merrte mbiemrin dhe të shmangte problemet ligjore. Unë nga dashuria për Yllin e pranova këtë. Përgjatë këtyre dy viteve unë e kam ndihmuar shpesh herë Yllin financiarisht. Ai më tregonte për problemet ekonomike përgjatë këtyre dy viteve dhe gjatë kësaj kohe më vinte para përgjegjësisë që unë duhet ta ndihmoja përderisa isha me të. Ushtronte presion psikologjik ndaj meje duke më thënë që do largohej nga në derisa arritëm në marrjen e lekëve ku unë punoja, në Western Union të ndodhur tek kompleksi “Ring”. Kur ai mori vesh që unë punoja erdhi dhe filloi të më qante hallin, dhe nëse nuk e ndihmoja lidhja jonë do të përfundonte. Nuk kisha ku ti gjeja paratë u ndjeva shumë e tensionuar. Nuk doja që unë të braktisesha nga Ylli. Isha totalisht e varur prej tij. Për këtë vendosa që të marrë lekët në vendin e punës dhe tja jepja atij, pasi ai më tha se unë kisha mundësi që t’i merrja paratë tek puna ime. Për ti treguar dashurinë e madhe që kisha unë i mora lekët. Po ashtu Ylli më ka mashtruar dhe kam marrë kredi shumë të cilën kam akoma për të paguar. Këto lekë i mora që Ylli të investonte në Bitcoin,“-ka bërë me dije Shtëpani.
Blerina Shtëpani , e reja e akuzuar për vjedhjen e 9 mln lekeve në një “Exchange” në kryeqytet, është paraqitur vetë në komisariat. Kjo për shkak se pronarët e “Exchange” i kishin lënë afat për kthimin e parave. Blerina Shtëpani deklaron se të gjithë lekët i ka marrë tek arka, e pretendon se ka marrë 7 milion lekë. Shtëpani është arrestuar, ndërsa i dashuri i saj është ende në kërkim.