Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka vjedhur një apartament në Albro, në Genova.
Mediat italiane bëjnë me dije se 30-vjeçari ka hyrë në banesë gjatë periudhës që pronarët ndodheshin me pushime. Policia i ka sekuestruar shqiptarit një orë Rolex, bizhuteri dhe 980 euro cash.
Raportohet se i riu ka tentuar t’i qëllojë policët, duke i shpëtuar arrestimit.