Deputetja Albana Vokshi ka njoftuar sot nëpërmjet një konferencë për mediat se në procesin për kryetar dege kanë marrë pjesë 39521 anëtarë, si dhe në 2 degë nuk është bërë ende votimi.
“Ka përfunduar procesi i zgjedhjes në 70 degë të PD-së. 39512 anëtarë kanë ushtruar të drejtën e votës, 2 degë nuk është bërë ende votimi, Malësia e Madhe dhe Tirana 12, me këto zgjedhje do të jetë një pjesëmarrje më e lartë se zgjedhjet e 13 Qershorit. Ka pasur një interes të lartë për këto zgjedhje, qendrat e votimit kanë nisur votimin që herët, dhe në pothuajse të gjitha degët është kërkuar shtyrje e orarit. Në Bulqizë p.sh., është votuar deri në orën 9 të darkës, që tregon se ka pasur një interes shumë të lartë. Keni parë që ka pasur fluks shumë të madh, dhe një menaxhim shumë i mirë. Gjej rastin të falënderoj grupet e punës”, tha ajo.