Partia Demokratike me përfaqësues deputeten Albana Vokshi është duke mbajtur një deklaratë për mediat.
Vokshi njofton se ka përfunduar procesi zgjedhor në të gjitha degët, për kryetar. Ajo vuri theksin se për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare.
“Ka pasur fluks shumë të madh në degët. Për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare. Do vazhdojmë të nxisim gratë të vijojnë të konkurrojnë për poste drejtuese. Kur ka modele të mira të zonjave, pjesëmarrja është më e lartë. Për herë të parë anëtarët kanë përzgjedhur në hierarki në lidhje me strukturat. Nuk ka pasur imponim nga lart”, tha Vokshi