Vokshi: Pjesëmarrja më e lartë se në çdo proces tjetër brenda partisë

Në një njoftim për shtyp, kryetarja e KOKOE Albana Vokshi ka deklaruar nga selia e Partisë Demokratike se ka pasur një pjesëmarrje shumë të larta dhe procesi po vazhdon ende me ritme shumë të larta.

“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera.

Thirrja ime në këtë orë të mbetura, derisa të votojnë edhe demokrati i fundit, për çdo person të regjistruar në listat e PD të shkojë dhe të votojë. Për herë të parë në një parti politike vendimmarrja i ka kaluar mbështetësve të saj. Është procesi më demokratik. Qytetarët besojnë në këtë proces dhe kjo tregohet edhe me numrin e votuesve”, deklaroi Vokshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *