Deputetja e PD-së, Albana Vokshi është duke mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me raportin e fundit nga Reporterë pa Kufij.
Vokshi pohon se Rama është dhunuesi më i madh i medias. Si dhe media në Shqipëri ka bërë shumë hapa pas që prej qeverisjes së këtij të fundit
“Raporti i Reporterëve pa Kufij është tronditës. Korrupsioni, jo mjedis miqësor për lirinë e shtypit. Ndërkohë që Kosova rrëndit më lart, vendi ynë bën hapa pas. Duket qartë që të gjithë vendet e rajonit kanë bërë përpara. Rënia me 20 është një ndër pasqyrat kryesore për keqqeverisjen e Edi Ramës.
Pavarësisht përpjekjes të Ramës, ne e dijmë të vëretetën e hidhur, Rama e përdor pushtetin për t’i mbyllur gojën medias. Fantazi thotë, por Rama është dhunuesi më i madh ndaj medias”, tha Vokshi