Deputetja e Partisë Demokratike në një emision televiziv ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grabitur paratë e shqiptarëve.
Ajo theksoi se protesta e 11 shkurtit hapi siparin e revolucionit demokratik në Shqipëri, duke shtuar se PD nuk do të heqë dorë nga protestat.
“Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, por një qeverisje që të rrisë rrogat dhe pensionet. Paratë i vjedh Edi Rama dhe i çon me valixhe tek McGonigal. Edi Rama e ka bërë që të ketë qasje personalisht në një shtresë në Amerikë dhe jo vetëm…Ka edhe Europë…Ai ka vite që e bën. Ka tentuar të korruptojë diplomatë në Shqipëri dhe jashtë saj. Është e qartë, Rama është kryeministri më i korruptuar. Rama duhet të dorëhiqej dhe t’i dorëzohej drejtësisë. McGonigal është në burg dhe Rama që e korruptoi duhet të ishte para drejtësisë, dhe nuk do të shpëtoj. Po të uleni me socialistët, të ardhmen e shohin pa Edi Ramën. Përse qytetarët shqiptarë të mos bëjnë një jetë normale si të gjithë qytetarët në vendet e rajonit. Por jo se i vjedh Edi Rama. Kjo nuk është çështje vetëm e PD, por e të gjithëve”, tha Vokshi.
Diferenca mes protestave të zotin Basha dhe protestave të zhvilluar më pas?
Vokshi: Qytetarët e kanë të qartë se opozita shqiptare nuk është e blerë. E kemi thënë se kemi filluar një revolucion demokratik. 11 shkurti hapi siparin e revolucionit. Nuk do heqim dorë. Por e kemi thënë se nuk vijmë në pushtet me dhunë, pavarësisht provokimeve që ka bërë Rama. Ne do vazhdojmë t’i kemi paqësore protestat.
Ju ndjekin në vitin e 10, i detyroheni qytetarëve shqiptarë?
Vokshi: Po i detyrohemi, kemi bërë gabime si opozitë dhe i detyrohemi që sot ne të punojmë më shumë përkushtim për të gjithë demokratët që vazhdojnë besojnë tek PD.