Vokshi: Tre italianët refuzojnë dëshminë tek ‘Sterilizimi’, do thirret policia

Kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e sterilizimit, Albana Vokshi, ka njoftuar se tre shtetasit italianë, të thirrur për të dëshmuar sot, kanë refuzuar për herë të tretë të paraqiten para këtij komisioni për shkak të angazhimeve personale.

Vokshi theksoi se ata janë përgjigjur me email, duke shpjeguar se nuk mund të udhëtonin për shkak të angazhimeve të tjera dhe kohës së shkurtër të njoftimit.

“Janë tre herë që refuzojnë të paraqiten. Dëshmia e tyre është shumë e rëndësishme për hetimin, pasi përfshihen jo vetëm në aksionet e koncesionit të sterilizimit, por edhe në marrëveshje të tjera me pagesa të mëdha për konsulencë private dhe kompani nënkontraktuese,” tha Vokshi.

Ajo paralajmëroi se tani do të kërkohet ndërhyrja e policisë për të siguruar praninë e tyre në komisionin hetimor, duke e cilësuar këtë dëshmi si kyçe për hetimin parlamentar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *