Voltana Ademi për legjitimimin e 30 qershorit: Vendim i paqartë, presim arsyetimin

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të paqartë. Një ditë pasi u zbardh vendimi, ajo thotë se do të presë arsyetimet për të patur një qëndrim më të gjerë, e që do t’i mundësojë asaj ndjekjen e hapave të mëtejshëm.

“Është akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim për arsye proceduriale, të njohjes së legjitimitetit të Kushtetueses, apo jo nëse e ka tagër apo jo. Ajo që presim është që të kemi arsyetimin e plotë. Kjo do të ndihmonte për të kuptuar vendimmarrjen, për të arritur një interpretim për të kuptuar vendimin. Është një çështje me interes të madh publik. Është hera e parë që ndodh dhe kjo është e paprecedentë dhe do të ndihmonte që partitë politike, institucionet, qytetarët, për të ndërtuar mbi gabimet që janë bërë në ato zgjedhje. Çfarë zgjedhje ishin, në vetëdijen tonë e dimë se ato nuk ishin zgjedhje. Kushtetuesja kishte mundësinë që të verifikonte këtë ‘pse’-në.

Leximit që i ka bërë maxhoranca këtij vendimi, Ademi i jep këtë përgjigje.

“Shprehja përmes luftës së forcës, se kush është më i fortë në një proces politik mendoj se nuk e ndihmon demokracinë në vend. Ndaj iu drejtuam Kushtetueses. Na duhet kohë që të lexojmë këtë vendim. Ne do të vlerësomë çdo deklaratë. Aspekti lidhet me procesin demokrat të zgjedhjeve. Do të duhet të presim arsyetimin.”, pohoi ajo.

Ademi edhe pse nuk është e prerë në këtë qëndrim, lë të hapur mundësinë e një rikandidimi për kryetare bashkie.

“Vendimi i gjykatës nuk ka ndihmuar për qartësinë e institucioneve dhe kur bëhet fjalë për kryetarët apo drejtuesit e bashkive në të gjithë Shqipërinë. Duke mos ndihmuar situata e këtyre bashkive që nuk kanë kryetarë e bën të paqartë vijueshmërinë që do të kenë institucionet që të kenë kryetar të zgjedhur. Këtë duhet ta thonë institucionet, dhe situata është e pazakontë dhe nuk përcaktohet. Nuk do të hyjë më thellë, por nëse do të kemi zgjedhje nesër unë jam e angazhuar për të vijuar dhe për të mbështetur dhe punuar për Bashkinë e Shkodër, në një kontekst tjetër, që mund të jetë edhe familjar, qytetar, në varësi të një situate, pse jo dhe të një konflikti politik. Bashkia Shkodër është një institucion i rëndësishëm dhe angazhimi im nuk do të mungojë.”, theksoi Ademi.

Partia demokratike, pjesë e të cilës ajo është, ndodhet në krizë dhe përplasjet mes ish kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës, sipas saj nuk duhet të ndikojnë në një betejë politike, qoftë edhe ajo e zgjedhjeve të pjesshme.

“Mendoj se nëse populli të vlerëson, meriton që të kandidosh përndryshe s’ja vlen. Gjithçka lidhet me votën e popullit. Është një vendim personal që vlerësohet mbi kushtet dhe mundësitë e mia që aktualisht i kam. Patjetër që do dhe mbështetje politike, përveç mbështetjes nga populli.”, tha ajo.
Në fund Ademi nuk beson se do të ketë nga opozita dy lista kandidatësh në zgjedhjet e ardhshme. Në cilësinë e kryetares së shoqatës së bashkive, ajo paditi 2 vite e gjysmë më parë në kushtetuese maxhorancën për procesin e 30 qershorit.

“Zgjedhjet duhet të ndodhin kur palët marrin pjesë. Duhet të sigurohet klima. Përgjegjësia i takon partive politike ku duhet të sigurojnë që të ketë zgjedhje të drejta. Zgjidhja që mund t’i jepte Kushtetuesja. Ndaj disa pikëpyetjeve mund t’i jepej zgjidhje. Proceset që ndodhin në PD nuk duhet të çojnë te një ndarje. Kur ulemi te populli, et hallet që ndajmë bashkë, janë një zëri, pavarësisht përkatësive politike.”, pohoi ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *