Von der Leyen: BE është donatori më i madh i vaksinave kundër COVID-19, do fokusohemi tek vendet me norma të ulëta vaksinimi

Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se unioni është donator më i madh i vaksinave kundër COVID-19 .Teksa njoftoi këtë arritje ajo theksoi se përpjekje më të shumta do të bëhen për ato vende të cilat kanë një normë të ulët të vaksinimit veçanërisht ato të Afrikës.

‘BE është deri më tani  donatori më i madh i  vaksinave kundër COVID-19. Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për shpërndarjen e vaksinave në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta. Dhe ne do të bëjmë më shumë. Evropa ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e vitit 2022. Jemi rrugës për ta përmbushur këtë qëllim’

Von der Leyen e përfundoi mesazhin e saj duke thënë se pandemia e koronavirusit do të marrë fund vetëm nëse luftohet  në çdo cep të botës.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *