BE duket se ka gjetur shtimin e furnizimit nga Azerbajxhan për të zgjidhur krizën që solli vendimi I gjigandit rus Gazprom për të ndalur furnizimin me gaz në Europë. Reuters ubuloi të hënën dokumentin që gjigandi theksonte se ndalimi I furnizimit nga 14 korriku bëhet për shkaqe madhore. Nisur nga kjo von der Leyen ka deklaruar po të hënën se po studion zgjidhje të tjera.
“Edhe para pushtimit brutal të Ukrainës. Furnizimet e gazit rus në Evropë nuk ishin më të besueshme. Prandaj BE-ja ka vendosur të diversifikojë furnizimet nga Rusia dhe t’u drejtohet furnizuesve më të besueshëm. Unë jam i kënaqur të përfshij Azerbajxhanin. midis tyre. Ai është vërtet një partner kryesor i energjisë për ne jo vetëm për sigurinë tonë të furnizimit, por edhe për përpjekjet tona për t’u bërë neutrale ndaj klimës.” Kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp nga Baku.
Lufta në Ukrainë ndodhet në ditën e 145-të dhe Ankaraja njoftoi se “është rënë dakord për një plan në terma të përgjithshëm për transportin e drithit dhe ushqimit” përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi nga portet ukrainase. “Lavrov e quan statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një “lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë”. Marrëveshja në Këshilli i Punëve të Jashtme në Bruksel për një këst të ri, me vlerë 500 milionë euro, të ndihmës për ushtrinë ukrainase.
Putin e Erdogan nesër takim për grurin
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri turk Erdogan do të flasin të martën në Teheran për mekanizmat për eksportimin e grurit dhe drithërave ukrainas. Këtë e ka bërë të ditur Kremlini në prag të takimit mes të dyve.