Von der Leyen thirrje BE-së: Të shtohet prodhimi i armëve

Bashkimi Evropian po e ndryshon qasje ndaj konflikteve të armatosura, tani që lufta po i afrohet më shumë, 1 vit pas sulmit rus në Ukrainë.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidentja e Komisionit Europian u bëri thirrje vendeve anëtare të unionit, të përshpejtojnë procedurat për furnizimin e Ukrainës me armë e municione, për t’i bërë ballë rinisjes së pritshme të sulmit rus.

“Mendoj se tani është me të vërtetë koha për të përshpejtuar dhe shumëfishuar prodhimin e armëve për të cilat Ukraina ka tmerrsisht nevojë. Nuk mund të presim me muaj e vite pasi të rifurnizohemi ne e më pas të furnizojmë Ukrainën.”

Luftën në Ukrainë, sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg e sheh si shenjë që tregon se tani është koha e zgjerimit të aleancës: “Pa NATO-n, në Europë nuk ka siguri. Është koha të shohim përtej aleancës, ta forcojmë dhe ta zgjerojmë atë.”

Për diplomatin që përfaqëson Kinën në këtë konferencë Uang Ji nuk është momenti për t’i hedhur benzinë zjarrit, ndaj u bëri thirrje shokëve europianë, të mendojnë se si t’i japin fund luftës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *