Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen zbardh takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.
Detajet e takimit, Von der Leyen i ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një foto nga pritja me kryeministrin Rama.
“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Ne diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.” shkruan Von der Leyen në twitter.