Voskopojë/ Policia arreston punëtorët, ikin në drejtim të paditur pronarët

Ndërtimet e paligjshme janë një nga problematikat kryesore të vendit tonë. Edhe pse qeveria sapo ka filluar të ‘shpalli luftë’ ndaj këtij akti, fillimisht nga zonat bregdetare, duket se qytetarët nuk janë aspak të ndërgjegjësuar për dëmet që shkakton një veprim i tillë.

Rasti më i fundit është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku policia ka kapur në flagrancë 3 shtetas pasi po kryenin punime të paligjshme në Voskopojë.  Për këtë vepër penale efektivët kanë arritur të arrestojnë shtetasin me iniciale I.K., 45-vjeç banues në Yzberisht, Tiranë, F.K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë.

Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i objektit, shtetasi me inicalet A.Sh., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit oficerët kanë zbuluar se ai nuk kishte leje ndërtimi për të kryer punimet në fjalë.

Njoftimi i plotë:

“Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt. Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente” njofton policia.  

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *