Vota e emigrantëve, Duraj: Për herë të parë është sansksionuar në kodin zgjedhor, po monitorojmë si do procedohet nga KQZ

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe sekretari për emigracionin Laert Duraj, i cili është rikthyer në këtë post ka folur për votën e emigrantëve në ABC.

Sipas tij  kjo qasje ka dy kahe atë politik dhe ekonomik, edhe pse për mazhorancën vota është elementi i fundit që u kërkohet emigrantëve, pasi ajo që i intereson është integrimi dhe rritja e cilësisë së jetës së tyre atje ku jetojnë.

Sa i përket votës, Duraj shton se për herë të parë në kodin zgjedhor është sanksionuar vota e emigrantëve, duke i bërë ata pjesë integrale i listës së zgjedhësve, por tani po shikohet se di do të procedojë KQZ-ja që ky ligj të kthehet në hapa konkret.

Pjesë nga fjala e Durajt:

Qasja ka dy kahe, atë politik dhe atë ekonomik, si mazhorancë vota është  elementi i fundit që ne u kërkojmë emigrantëvë, ajo që na intereson është integrimi dhe rritja e cilësisë së jetës atje ku janë.

Për ne është e rëndësishme integrimi i emigrantëve, nëpër qytetet ku ata jetojnë, të qënurit mirë atje.

Sigurisht vota është një element që mund ta kërkosh kur të ndjehesh vërtet i sigurtë për punën e mirë që ke bërë dhe sigurisht të tillë ndjehemi.

Për herë të parë në kodin zgjedhor është sanksionuar vota e emigrantëve, pra ata do të jenë pjesë integrale e listës së zgjedhësve sipas kodit zgjedhor. Ajo që ngelet për të saktësuar që  është në fokusin e punës së çdo partie politike, ndjekim dhe monitorojmë se si do precodohet nga KQZ që ky ligj të kthehet në hapa konkret. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *