Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ri ku në garë janë Lulzim Bashës, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Proces deri më tani ka pasur disa paqartësi si dhe gjithashtu nuk kanë munguar kritikat nga vetë kandidatët.
Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e tij po përjashtohen, po ndalohen ose po pengohen të monitorojnë procesin e votimit. Ai akuzon se po votohet pa asnjë kontroll! Shehaj denoncon faktin se mijëra anëtarë të PD-së janë përjashtuar nga lista e votuesve dhe i bën thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të PD “të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale”.
Ndërkaq Kandidati tjetër që është në garë për postin e kreut të PD-së, Fatbardh Kadilli u ka bërë thirrje demokratëve për pjesëmarrje në votim, ndërsa thekson se gara u është e pabarabartë, por është i lumtur që ka ndezur shkëndijën e garës si dhe kurajon.
Kandidatja Harxhi hodhi votën e saj në njësinë nr. 5, në Tiranë, nga ku u shpreh se procesi ka pasur parregullsi të mëdha, duke shtuar më tej se gjysma e anëtarëve të PD-së nuk gjejnë emrat e tyre në lista.
Ndërsa Lulzim Bahsha, ndryshe nga 3 kandidatët e tjerë, u shpreh se po zhvillohet një proces pozitiv, ku një anëtar ka të drejtën e një vote, duke theksuar se është vlerë e shprehjes së lirë. Basha nuk la pa përmendur edhe betejën e PD-së, në kundërshtim të qeverisë, ku sipas tyre do të bjerë poshtë regjimi Rama-Doshi.
Të katërt kandidatët kanë votuar në selinë blu.