Këtë të hënë është mbajtur Komisioni për Çështjet Ligjore.
E pranishme në këtë Komision, deputetja e PD Dhurata Çupi reagoi me një pyetje ndaj sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj lidhur me zgjedhjet vendore dhe votimin.
Çupi pyeti nëse institucioni ka marrë masa mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike të cilat mund të ndodhnin ditën e zgjedhjeve, ku do të votohet nëpërmjet një procesi elektronik.
“Nuk ju dëgjova të flisnit për masat që keni marrë për garantimin e sistemit elektronik, sepse një sulm kibernetik siç po ndodh në këto muaj, një sulm kibernetik ditën e votimit, do kishte pasoja jashtëzakonisht të rënda për procesin zgjedhor. A keni kërkuar fonde shtesë për sigurinë kibernetike dhe a i garanton KQZ-së ky buxhet zgjedhje të pakompromentuara?”-pyeti Çupi.