Votimi elektronik në Elbasan, Celibashi: 100% i sigurtë, i thjeshtë, fshehtësia e votës e garantuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka parë nga afër procesin e votimit elektronik në bashkinë e Elbasanit, ku thotë se është 100% i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës. Celibashi u shpreh se sistemi e ndalon votimin familjar dhe nëse do jetë e nevojshme, vetëm përfaqësuesit teknik mund të ofrohen për ndihmë por pa identifikuar zgjedhjen e votuesit.

 

“Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve.

 

Pajisja është e thjeshtë në votim edhe për moshën e thyer. Sistemi e lehtëson procesin e votimit dhe me siguri qytetarët që do të marrin pjesë në votime në këto 3 bashki do e shohin që është e thjeshtë.

Nëse ka një gjë që sistemi e ndalon është votimi familjar se mund të paraqitet vetëm 1 votues që nëse do të duhet, me këshillimin e një përfaqësuesi teknik do të ndihmohet në procesin e votimit por pa u identifikuar zgjedhja. Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deri para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen”, tha Celibashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *