Procesi i votimit në bashkinë e Elbasanit ka hasur problematika. Votuesit kanë pasur vështirësi në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar normalisht, pasi votimi po zhvilohet elektronikisht. Një pjesë e madhe e qytetarëve janë të panjohur me mënyrën e re se si do të zhvillohet procesi.
Raste të shumta, ka pasur ku votuesit të cilët nuk dinë se si të operojnë pajisjen kanë kërkuar ndihmën e operatorëve për t’i orientuar. Por, në kundërshtim me ligjin, operatorët janë afruar më shumë se sa e lejon rregullorja e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.
Prej kaq kohësh, janë bërë disa prova me pajisjet dhe është marrë një fushatë informuese për qytetarët në lidhje me metodat e reja, por megjithatë, gjatë orëve të para të procesit, ka pasur një sërë problemesh.