Voton Presidenti i Republikës Begaj, ja mesazhi i tij

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka votuar në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet. I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka kryer procesin e votimit biometrik.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci. Është dita e zgjedhjeve. Unë ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas i republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.

Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive politike. Këto janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Bajram Begaj pas votimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *