Anëtari i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkuar sot të votojë, ndërsa shoqërohej nga djali i tij Robini. Bashkë me ta ishte dhe bashkëshortja e kreut të grupit parlamentar, Iris Pekmezi e cila ka hyrë bashkë me ta për të votuar, por sistemi elektronik dha alarmin pasi ajo nuk rezultonte votuese në këtë qendër votimi. Më pas, ajo kuptoi se kishte ngatërruar qendrën e votimit.
Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme.