Këtë të martë është zhvilluar gjyqin për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për dy vrasje në vitin 2020.
Hoxha dhe Halili akuzohen për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, më 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit. Gjatë seancës plenare, Hoxha nuk ka pranuar të merret në pyetje ndërsa Halili ka pranuar duke shpjeguar vrasjet dhe personat përfshirë.
Të dy të burgosurit akuzohen për veprat penale ‘vrasje me paramendim’, ‘armëmbajtje pa leje’, si dhe ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’.