Vranë një rom dhe plagosën bashkëkombësin për pazare droge, ja kush janë dy shqiptarët

Viktor Gala 37 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç janë dy emrat që policia greke bëri publik të cilët akuzohen për vrasjen e një të riu rom.

Identifikimi i tyre u bë i mundur nga një kontroll rutinë që policia bëri ku dy  shtetasëve  në bagazhin e  mjetit tyre i’u gjeten  dy armë tip kallashnikovë dhe një thikë ushtarake.

Pas kontrolleve dhe hetimeve të kryera nga policia  rezulton se shqiptarët ishin të skeduar më parë nga policia, për vjedhje dhe trafik droge, pranuan se kishin marrë pjesë në një ekzekutim dhe një plagosje.

Viktima i ekzekutuar  nga të dyshuarit ka qenë 30 vjeç rom, ndërsa i plagosur ka qenë një shqiptar.

Viktor Gala 37-vjeç është  autor i ekzekutimit të 30 vjeçarit  rom si edhe i plagosjes së shtetasit shqiptar,.

Ndërsa i arrestuari tjetër Andi Beqiri 23 vjeç , është bashkëpunëtor i autorit në disa grabitje të armatosura, por nuk ka asnjë përfshirje në krimet të cilat ai rezulton se ka kryer.

Ekzekutimi i 30 vjeçarit rom ndodhi në 31 korrik ndërsa plagosja e shqiptarit 37 vjeç në 15 qershor.Mësohet se shkaku i krimeve ka qenë prishja e pazareve të drogës. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatë dhe gjatë orëve në vazhdim pritet masa e sigurisë për ta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *