Për ditën e shtunë, në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.
Duke filluar nga orët e drekës, në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.
Sa i përket ditës së diel, masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike, ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.