Vranësira dhe temperatura deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Mëngjesi i së shtunës sjell mot me vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do jenë në skajin verior ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar.

Por, sipas MeteoAlb, duke ju afruar mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori shqiptar duke bërë që pjesa tjetër e ditës të mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten thuajse të pandryshuara në mesditë, duke u luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *