Vranësira, por temperaturat arrijnë 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht veriperëndimore. Sipas MeteoAlb, vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, por më të fokusuara reshjet pritet të jenë në zonat  Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *