Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Për ditën e shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas do të kemi mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Ndërkohë për ditën e dielë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës./Priza.al