Zbulohet sekreti/ Vrasësi i John Kennedy, u trajnua në një kamp të CIA-s

Presidenti Joe Biden ka vonuar edhe një herë publikimin e mijëra sekreteve qeveritare që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 në Dallas .

Ndërkaq mësohet se vrasësi i JFK-së, Lee Harvey Oswald, u trajnua në një kamp sekret të CIA-s duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të Kubës. Këtë e ka deklaruar djali i mësuesit të snajperit i cili mësonte Oswald-in.

Por Ricardo Morales Jr tha se trajneri, babai i tij Ricardo Sr, këmbënguli pas vrasjes së nëntorit 1963 se nuk kishte asnjë mundësi që Oswald të kishte aftwsinw e qitësit për të kryer vrasjen, duke forcuar më tej teoritë e konspiracionit mbi vdekjen e presidentit të ‘mallkuar’.

Morales Jr., 58 vjeç, nga Michigan, i tha Radios Actualidad të Miamit se babai i tij ishte një punonjës me kontratë i CIA-s, militant anti-Kastro, shef i kundërzbulimit për Venezuelën, informator i FBI-së dhe tregtar droge. Morales Sr përdorej me pseudonimin “Monkey” dhe ishte ndër informatorët më famëkeq të FBI-së.

Morales Jr. kujtoi gjithashtu momentin kur familja e tij, e cila jetonte në Miami, mësoi për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në nëntor 1963, dhe tronditjen e babait të tij kur njohu Oswald-in, një nga nxënësit e tij snajper.

Kur pa foton e Lee Harvey Oswald [pas vrasjes] ai kuptoi se ky ishte i njëjti personazh që kishte parë në fushën e trajnimit të CIA-s”, tha Morales Jr.

“Ai e pa atë, e pa emrin, por nuk e njihte sepse nuk ishte ende i famshëm, por më vonë kur babai e pa kuptoi që është i njëjti person”.

Ai shtoi se babai i tij nuk besonte se Oswald, një ish-marins, mund të ishte në të vërtetë vrasësi, “sepse ai e ka parë atë duke qëlluar në një kamp trajnimi dhe ai tha se nuk kishte asnjë mënyrë që ai djalë të qëllonte aq mirë”, deklaroi Morales Jr.

Duke turbulluar më tej ujërat, Morales Jr. vuri në dukje se babai i tij ishte nisur për në Dallas dy ditë para atentatit për një mision me një ekip ‘pastrimi’. Morales Sr më vonë u kthye pa e ditur kurrë se cili ishte misioni i planifikuar, pasi pretendohet se ai u anulua për shkak të atentatit.

Informatori la të kuptohet për një pjesë të një komploti më të gjerë kur u pyet nga djemtë e tij se kush e vrau Kenedin, duke u thënë atyre: ‘Nuk e bëra unë, por isha në Dallas dy ditë përpara se të prisja urdhrat. Ne ishim ekuipazhi i pastrimit vetëm në rast se duhej bërë diçka e keqe.’ Pas atentatit, ata nuk kishin për të bërë asgjë dhe u kthyen në Miami.’

Oswald u qëllua dhe u vra nga biznesmeni i Teksasit, Jack Ruby, dy ditë pas vrasjes së Kenedi-t, duke nxitur spekulimet se ai nuk ishte vrasësi i vërtetë dhe se presidenti ishte eliminuar nga një kabal i fuqishëm dhe në hije me ndihmën e qeverisë.

Ai tha se nuk e kishte ndarë më parë historinë e babait të tij, sepse familja e tij kishte frikë të merrej me pasojat e veprimeve të supozuara të Morales Sr. dhe se askush nuk do ta besonte pasi të kishte kaluar kaq shumë kohë.

Pretendimet do të shtonin një sagë të re në historinë e ndërlikuar të Morales Sr., një njeri i mësuar të luante me të dyja palët teksa përfundonte misionet e klasifikuara për qeverinë amerikane si agjent kundër Kastros, ndërsa gjithashtu trafikonte drogë në të gjithë botën.

Morales Sr., i quajtur Monkey Morales, kishte shërbyer si oficer i inteligjencës për Fidel Castro-n gjatë revolucionit kuban të vitit 1953, por më vonë u internua dhe shkoi të punonte për CIA dhe FBI.

Ai do të vazhdonte gjithashtu të punonte për Administratën e Zbatimit të Drogës, Mossad-in e Izraelit dhe agjencinë e inteligjencës të Venezuelës në vitet 1960 dhe 70.

Sipas dokumenteve të CIA-s të deklasifikuara, Morales Sr. u pushua nga CIA si punëtor me kontratë në vitin 1964 pas një misioni në Kongo sepse ishte ‘shumë i mençur’.

Ai ka qenë i lidhur me trafikun e drogës në Amerikën Latine, bombat ajrore në Barbados që vranë 73 persona, madje edhe me një komplot për të vrarë Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger në 1976.

Morales Sr vdiq në vitin 1982, në një përleshje në një bar në Key Biscayne, Florida.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *