Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj, në pikëpyetje kujdestaria e vogëlushes

Greqi/ Vrasje dhe inskenimi i vrasjes së 20-vjeçares Caroline duket se e ka çuar vëmendjen tek vajza e tyre e cila ka mbetur tashmë pa nënë dhe tashmë me babin në burg.
Ende nuk dihet se kush do ta marrë kujdestarinë e saj por gjyshërit kanë shprehur interes dhe kanë diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Por fati i Lydia-s së vogël së shpejti do të vendoset nga Prokuroria e të Miturve në lidhje me personat që do të kujdesen për të.

Familja e Caroline është në favor të caktimit ekskluzivisht të atyre që do të kenë kujdestarinë e vajzës së vogël, ndërsa prindërit e autorit të vrasjes paraqitën një kërkesë dje përmes avokatit të tyre Giannis Kotsou, duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të mbesës së tyre.

Mediat greke shkruajnë se hetimi për rrethanat e vrasjes brutale të Caroline 20-vjeçare, e cila u krye me dashje dhe në një gjendje të qetë shpirtërore nga Babis Anagnostopulos, vazhdon pandërprerë.

Autori i vrasjes së 20-vjeçares ndodhet në burgun vip pasi ekziston frika se të burgosurit e tjerë mund t’i bëjnë diçka.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *