Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një komunikim për mediat lidhur me ngjarjet kriminale në vend.
I pyetur për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë, Stiven Toshkëzi se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet, ai tha se janë drejt përfundimit.
Ndërsa u ndal tek zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi ai tha se hetimet janë në rrugën e duhur.
Vrasja e Stiven Toshkëzit, Rrumbullaku: Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë.
Zhdukja e dy personave në Sarandë: Do të flasim me fakte dhe prova, jemi në rrugën e mbarë të dokumentimit edhe të asaj ngjarje.