Vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeços në 18 qeshor të këtij viti, është futur në një fazë të re hetimi, pasi vajza e cila konsiderohet si “molla e sherrit”, Martina Pajollari është arrestuar nga policia. Pak ditë më parë i ati i Martin Çeços hodhi akuza ndaj njëpersona nga fshati i tij, pasi tha se i kishte marrë të birit 2.5 milionë lekë për mblesëri.
Xhoni Potka ish-kunati i Martina Pajollarit ka mohuar akuzat e ngritu ra nga babai i Martin Çeços se ai kishte marrë pagesë nga djali i tij i ndjerë për të bërë Tinën nuse.
Ai u shpreh se Martin Çeçon nuk e ka takuar që nga viti 2019 ndërsa të atin e tij nuk e njeh personalisht. Potka foli në emisionin “Uniko” edhe për akuzat e Martina Pajollarit se i kishte hapur asaj disa adresa false në rrjetet sociale.
Potka thotë se nuk e ka bërë këtë gjë, pasi shton se nuk di të përdorë rrjetet sociale. Për këtë akuzë ai drejton gishtin nga ish-gruaja e tij Libora Potka e cila shprehet se ka braktisur edhe fëmijët duke u larguar prej muajsh.
“Kam qenë në Greqi. I kam me dëshmitarë. Tre muaj e 20 ditë. Kur ka ikur nusja që ka lënë fëmijët rrugëve jam kthyer. Martinin e njoh. Se shisnim lajthi. Ai u largua, unë ika. Për punë pazari e njihja. Pas ca kohësh erdhi këtu ai në Goskovë. Unë pija kafe në lokal. Tha ai e njoh këtë hajde pimë kafe. Vajta unë për të pirë kafe. Kishin ardhur për nuse.
Vijnë aty, bëri kafe raki u llafosëm. Unë mora kafenë dhe rakinë dhe dola. Se çfarë u llafos nuk kam dëgjuar asgjë. Asnjë lekë nuk kam marrë. Nuk është diskutuar hiç, fare. Çdo njeri të jetë. Edhe unë tani që jam pa martuar të më futesh ti një kafe do ta jap. Këto janë gjëra koti që llafosin këto. Nga viti 2019 Martinin nuk e kam takuar. Nevzatin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e njoh fare. Rezart Dokolin nuk e njoh fare. Ish-kunata fliste.
Martinin e kam pasur friends. Por unë facebook nuk ngas dot. Telefon nokia kam unë. Nusja e ka bërë. Unë nuk lidhesha dot me njerëzit e mi me facebook. Unë nuk di ta bëj as shok as ta fshi. E ka bërë ish gruaja ime. Unë e kam dëgjuar Tinën që thotë që i kam hapur unë facebook, por të tëra janë mashtrime. Unë e vë dorën në zjarr. Babait të Martinit, e ka shumë gabim. As e njoh as më njeh”, tha Xhoni Potka.
“Iku ajo fëmijët i la rrugëve. Kam djalë dhe çupë. Djali 8-vjeç, çupa 2-vjeç. Ka ikur dhe herë të tjera i ka lënë fëmijët në gjumë. Unë lajmërova çupën e xhaxhait ka ardhur ajo në 11 të natës. Unë erdha nga Greqia se nuk i lija dot vetëm. Gruaja nuk e dija nga kishte ikur. Djali ishte zgjuar, vajzën e kishte zënë gjumi. Po të ishte grua, rrinte dhe sqarohej. As e vrisja, vetëm sqaroheshim. Një njeri që është nënë është nënë. Edhe macja po t’ia fshehësh shkon i gjen këlyshët. Kam bërë kallëzim për braktisje fëmijësh ndaj Liborës. Ajo e përdorte facebook-un tim dhe të Tinës. Nuk kemi biseduar për vdekjen e Martin Çeços.
Ajo fliste. Unë i kam folur Tinës dhe përpara i thoja mos fol me këtë dhe me atë. I thoja shko puno. Telefoni do ta gjejë një moment. Facebook i hapte e motra asaj. Unë nuk hapja dot facebook tim jo të ish-kunatës. Unë nuk kam qenë këtu. Vij dy herë nga Greqia. Dhe atëherë kur vij nuk marr dot frymë për veten time. Unë nuk bëj mblesëri, mbeta vetë pa martuar. Po të ishte për të bërë nuse e mbushja shtëpinë me gra. Po të trokas për tjetrin trokas dhe për vete. Jam vetëm burrë dhe grua për fëmijët e mi. Mua të më lënë rehat se unë iki në Greqi. Po të kem gisht unë në këtë ngjarje mos t’i gëzoj fëmijët. Kam dokumentet që në atë datë kam qenë në Greqi. Unë e di që më ngatërron ish gruaja por ato që janë të vërteta le t’i mbajë ajo. Mua më është tharë buza për ujë se kam punuar”, thotë ai.