Bashkim dhe Besnik Mjeshtri dy vëllezërit e autorit të masakrës në Klos janë liruar sot nga burgu.
Sjellim në vëmendje se ngjarja ndodhi si pasojë e një ngacmimi që viktima 17-vjeçar dhe kushëriri i tij i bënin vajzës së autorit në rrjete sociale.
Kujtojmë se vajza 16-vjeçare deklaroi në polici se shantazhohej në instagram nga dy kushërinjtë Renato Hasula dhe Kenado Shira, djem tezesh dhe se për këtë shkak kishte ditë që nuk shkonte në shkollë pasi ndihej e frikësuar.
Mësohet se kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën, ku ky i fundit mbeti dhe i vrarë. Po ashtu mësohet se në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.
Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin, por duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke vrarë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Reanto Hasulën.