Vrasja e 30-vjeçarit në Kodër Kamëz/ Kamerat e sigurisë filmuan momentin e krimit, shoqërohen mbi 10 persona në polici


Detaje të reja janë bërë ditën e sotme publike nga vrasja e 30-vjeçarit Can Kariçi në Kodër Kamëz.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes kanë filmuar momentin e vrasjes së të riut.
Sa i përket kësaj prove deri më tani janë shoqëruar më shumë se 10 persona të dyshuar, por edhe që mund të kenë dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes, por asnjë i arrestuar.

Gjithashtu mësohet se në pyetje policia ka marrë edhe personat me të cilët Can Kariçi ishte duke konsumuar kafe para se të vritej. Ata kanë pohuar se nuk vunë re ndonjë shqetësim apo diçka të dyshimtë tek miku i tyre. Ndërsa dëshmitarët okularë deklaruan se dëgjuan të shtënat dhe panë vetëm një makinë të largohej me shpejtësi, por pa mundur të shquanin se kush ishin personat brenda saj.

Kujtojmë se Can Kariçi u vra me 4 plumba kallashnikovi mbrëmjen e së enjtes. Autorët dyshohet se janë informuar nga persona të tjerë për lëvizjet e objektivit të tyre. Në momentin që 30 vjeçari ka dalë nga lokali ku kishte konsumuar kafe me tre miq të tij, mes të cilëve edhe një vajzë, atentatorët iu afruan me një mjet Audi, targat e të cilit ishin të huaja. Sapo Kariçi ka ndezur makinën tip Golf me targa gjermane për t’u larguar prej andej, u qëllua me breshëri plumbash, 4 prej të cilave e kapën në trup.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *