Detaje te tjera dalin për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë.
Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papën.
Edmond Papa në momentet kur është qëlluar ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.
Në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal. Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap.
Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit.
o.j/dita